Për të 13-in vit radhazi në Shkodër ka nisur turneu ndërkombëtar i boksit ”Vllaznia Memorial 2016”.

Këtë vit pjesëmarrëse janë Ukraina, Kazakistani, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe Maqedonia. Dita e parë ofroi 6 ndeshje në total teksa nga 4 që patën boksierët e Shqipërisë dy prej tyre kanë arritur të fitojnë dhe janë shkodranët Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa. Klevis Vrapi dhe Ardit Nurja kanë humbur dy takimet që patën. Për Kosovën ka fituar Violent Sylejmani ndërsa ka humbur Naser Shala, rezultate për të cilat trajneri Zef Gjoni është shprehur i kënaqur. Trajneri Gjoni është shprehur i revoltuar sepse tifozët kanë paguar biletat që kushtojnë 100 lekë të reja gjë që për të nuk është e drejtë. Në ditën e parë rezultatet më të mirë i kanë Shqipëria dhe Kazakistani me nga dy fitore ndërsa Bullgaria dhe Kosova kanë nga një fitore ndërsa boksierët e Ukrainës, Malit të Zi dhe Maqedonisë nuk janë ndeshur akoma.Dita e parë e memorialit: 52 kg Denis Vrapi (Shqipëri) – Aleksandër Aleksandrov (Bullgari) 0-3 52 kgAzamat Issakulov (Kazakistan) – Ardit Nurja (Shqipëri) 3-0 60 kgRemzo Ikoviç (Kosovë) – Violent Sylejmani (Kosovë) 0-3 64 kg Naser Shala (Kosovë) – Maulen Okenbek (Kazakistan) 0-3 75 kg Arjon Kajoshi (Shqipëri) – Anton Dimitrov (Bullgari) 2-1 +91 kg Nelson Hysa (Shqipëri) – Melkaid Paluca (Shqipëri) RSCL (3 faulla brenda një raundi)

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI I DYTË I POETES, ELA MASLLOV “FJALË ZEMRE”
Artikulli tjetërINAGUROHEN MJEDISET E REJA TË SHOQATËS “ROZAFA EKSPRESION”