Në teatrin “Migjeni” ka filluar puna për të sjellë në skenë komedinë “Zona e Pritjes”. Kjo komedi vjen si bashkëpunim i estradës së teatrit “Migjeni” me regjizorin me origjininë nga Kosova, Fatos Berisha. Drejtorja e këtij institucioni, Rita Gjeka është e bindur që publiku shkodran do ta shijojë këtë komedi.
Fatos Berisha, regjizori i komedisë “Zona e pritjes” thotë se prej kohësh ka dëshiruar të punojë një projekt të tillë në Shkodër.
E gjithë ngjarja ndodh në një korridor të një spitali. Përmes notave humoristike do të përcillen probleme të shumta sociale të cilat lidhen me aktualitetin në vendin tonë por jo vetëm. Komedia “Zona e pritjes” pritet të shfaqet para spektatorit shkodran në mes të muajit prill.