Në Shkodër ka nisur prishja vullnetare e objekteve të ndërtuara pa leje në hyrje të qytetit. Në total janë 21 objekte që do të prishen. 11 prej tyre jane skualifikuar nga procesi i legalizimit dhe janë duke u prishur në mënyrë vullnetare ndërsa për 10 të tjera pritet dalja e një vendimi për shpronësim dhe më pas pritet prishja edhe e tyre. Gjithashtu janë 55 baraka të komunitetit rom të cilat do të prishen. Inspektoriati Kombëtar i Territorit ndodhet në terren teksa inspektorët po vëzhgojnë prishjen vullnetare të ndërtimeve pa leje. Këto prishje ndërtimesh vijnë në kuadër të projektit për hyrjen e Shkodrës e cila pritet të zgjerohet përmes një rikonstruksioni të plotë. Drejtori Rajonal i IKMT në Shkodër Emiljano Nika bëri të ditur të dhënat e prishjes së ndërtimeve pa leje ndërsa tha se subjektet e palegalizuara janë njoftuar para 5 ditësh për nisjen e aksionit ndaj edhe kanë nisur që t’i shembin vetë.

Artikulli paraprakPOLICIA RRUGORE, NË TË GJITHË VENDIN 19 948 MASA ADMINISTRATIVE
Artikulli tjetërBANORËT E FSHATIT KULLAJ NË PROTESTË