Bashkia Shkodër ka nisur rikonstruksionin e rrugës “Hafiz Ali Ulqinaku”. Ky investim shkon në 5.4 milion lekë nga të ardhurat e vetë bashkisë.

Punimet e sapo nisura u inspektuan nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila u shpreh se është një investim që do të ndryshojë pamjen shumë shpejt të asaj zone.

Ky rikonstruksion parashikon edhe kanalizimet dhe sinjalistikën përkatëse ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda dy muajve.

Artikulli paraprakBALLA: MOS SHKONI NË KËSHILL VEÇ PËR TË NGRITUR KARTONIN
Artikulli tjetërLEZHË, NIS AKSIONI ANTI-INFORMALITET