Me një fond rreth 2 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, ka nisur rikonstruksioni i rrugës “Mukej” . Projekti parashikon ndërhyrje të plotë nëntokësore dhe mbitokësore.
Kështu, do të ketë një sipërfaqe asfalti 160 metër katror, trotuare 50 metër katror, kanalizime të ujrave të zeza- dhe kanalizime të ujrave të bardha- përkatësisht nga 55 metër linear, rrjet ujësjellësi 85 metër linear, ndriçim led dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale.
Edhe pse një rrugë e shkurtër rikonstruksioni i rrugës “Mukej” ishte i domosdoshëm për tu lidhur me rrugën kryesore në lagjen “Zdrale” të qytetit të Shkodrës.