Dhjetra pensionistë në qytetin e Shkodrës i janë drejtuar zyrave të postës për të marrë shpërblimin e fundvitit prej 5 mijë lekësh të rinj që ka akorduar qeveria shqiptare.
Shpërblimi për këtë kategori duket se nuk i ka gëzuar sa duhet të moshuarit, pasi sipas tyre kjo shumë është e pamjaftueshme për të kryer shpenzimet e tyre.
Ndërsa një pjesë e pensionistëve shprehen se janë të kënaqur me shpërblimin prej 5 mijë lekësh të rinj për fundvit.
Shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët prej 5 mijë lekësh të rinj me rastin e festave të fundvitit do të bëhet deri me 31 dhjetor.