Një ditë pasi qeveria miratoi projekt vendimin për shpërblimet e të gjithë kategorive të pensionistëve në Republikën e Shqipërisë ka nisur shpërndarja e bonusit prej 500 lekëve të rinj për këtë kategori. Rreth 49700 pensionistë në qarkun Shkodër do të përfitojnë këtë bonus shprehet drejtorja rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër Vjoleta Staka.
Nëse pensionistët nuk e tërheqin bonusin gjatë muajit dhjetor mund t’a marrin atë në muajt në vijim shprehet drejtorja Staka.
Në të gjithë Republikën e Shqipërisë janë rreth 688 mijë pensionistë të cilët do të marrin bonusin e festave prej 500 lekëve të rinj ndërkohë që një kategori tjetër e cila ka përfituar bonusin e festave janë edhe familjet me ndihmë ekonomike.