Ka nisur në qytetin e Shkodrës edhe vaksinimi për personat mbi 55 vjeç. Kryevaksinatori pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Arben Xhabija tha se rëndësi më të madhe ka vaksinimi I personave të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike, por nuk përjashtohen as qytetarët e tjerë.
Prej dy muajsh, kur ka filluar fushata e vaksinimit janë kryer 18 mijë doza vaksinë.
Aktualisht, po vaksinohen personat mbi 55 vjeç, mësuesit, pedagogët dhe operatorët turistikë