Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka hapur dyert për studentët në këtë vit të ri akademik duke inauguruar me këtë rast edhe godinën e re të fakultetit ekonomik në Shkodër, një investim i qeverisë shqiptare. Në dy raundet e para rektori i këtij universiteti Adem bekteshi tha se janë 950 studentë të regjistruar, më pak se vitin e kaluar. Rektori Bekteshi i uroi suksese studentëve

Dekania e fakultetit ekonomik në universitetin e Shkodrës Blerta Dragusha u shpreh se godina e re i bën krenar ndërsa tregoi mundësinë e hapjes së një doktorature

Pavarësisht uljes së numrit të studentëve universiteti i Shkodrës deri më tani ka arritur që të jetë ndër më të kërkuarit në Shqipëri sa i përket universiteteve publike.

Artikulli paraprakSHKODËR, REKTORI: RRITJA E MESATARES PROBLEM PËR MËSUESINË
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET NË PARAGUAJ ELTON RADOVANI