Televizioni Star Plus prej ditësh po ndjek rastin e ngjarjes së paprecedent që ndodhi në bashkinë Shkodër ku drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Gentian Ibro u përfshi në një sherr fizik me inspektorin e tij Naim Deniku.

E gjithë kjo ngjarje erdhi pas disa problemeve që kishin nisur prej disa muajsh mes tyre.

Star Plus një ditë më parë ftoi qytetarët që të denoncojnë të gjitha rastet që ata kanë sa i përket dyshimeve për korrupsionin në të cilin dyshohet se është përfshirë drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Gentian Ibro.

Menjëherë kanë nisur denoncimet e para. Fredi Ndoja është një prej tyre i cili ka shkruar në faqen e Star Plus për një rast korruptiv ku sipas tij është përfshirë drejtori Ibro.

Qytetari Fredi Ndoja shprehet se lokalin e vëllait të tij Inspektoriati e ka prishur vetëm për korrupsionin ku është përfshirë drejtori Ibro. Ja se çfarë shkruan qytetari:

“Mirëmbrëma Star Plus. Është shumë e vërtetë se ky Ibro merr lekë për të prishur ndërtime dhe nuk ecën sipas një plani.

Para një viti ka prishur lokalin e vëllait tim tek Bexhisteni duke marrë lekë në një kohë kur vëllait ju miratua leja dhe më pas ju anullua. Ne në moment pasi u miratua leja e ndërtimit ne investuam aty por më pas e anulluan dhe erdhën dhe shembën çdo gjë. Unë ndodhem larg sepse pot ë isha në Shkodër do të vija tek jut ë denoncoja. Ju faleminderit”.

Tashmë denoncimet për ryshfetet dhe korrupsionin e drejtorit Ibro për të cilat ka dyshime të forta ka nisur të bëhen publike dhe natyrshëm që kërkojnë një hetim serioz jo vetëm nga bashkia Shkodër por edhe organe të tjera përkatëse.

Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit u përfshi në sherrin me grushta me inspektorin Naim Deniku vetëm se ky i fundit fillimisht nuk ka pranuar të bëhet pjesë e pazareve dhe më pas eprori i tij Ibro e ka lënë jashtë planit të punës si dhe ka vijuar me veprime të tjera duke ardhur deri tek përplasja fizike, një ngjarje e padëgjuar më parë në një institucion si bashkia Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROBLEMET E GAZETARËVE DHE TË DREJTAT
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLOHET “KLUBI I LIBRIT ARRATISJE”