Teatri “Migjeni” ka nisur provat për premierën e parë për këtë vit e cila do të nisë me teatrin e kukullave. “Pufi dhe Gufi” quhet shfaqja e cila këtë radhë do të jetë me regjinë e aktores Drande Xhai, “Mjeshtër e Madhe”. Drejtoresha e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka shprehet se premiera e kësaj shfaqje të teatrit të kukullave do të jetë në fillim të marsit për shkak edhe të kushteve atmosferike.
Teatri i kukullave është rikthyer në këto 5 vitet e fundit dhe ndihmon kultivimin e fëmijëve që në moshë të vogël si spektatorë të teatrit.
Premierja e teatrit të kukullave “Pufi dhe Gufi” do të jetë nga aktorë me një eksperiencë të gjatë në teatrin “Migjeni” por edhe aktorët e rinj për t’i dhënë fëmijëve të qytetit mesazhet e duhura përmes artit dedikuar atyre.