Rruga që lidh lagjet “Ajasëm” dhe “Tepe” prej vitesh ka qenë e amortizuar si shkak I mungesës së investimeve në infrastrukturën rrugore. Banorët që jetojnë në këtë zonë kanë kërkuar disa herë asfaltimin e rrugës dhe duket se më në fund bashkia Shkodër ka vlerësuar vështirësitë në lëvizjen e dhjetëra qytetarëve në këtë segment rruge jo më të gjatë se 600 metër, pasi prej pak ditësh, situata paraqitet ndryshe.

Rruga është niveluar dhe puna po ecën me ritme të shpejta për rikonstruksionin e saj të plotë nga kompania e kontraktuar. Sipas banorëve, ky investim duhej të ishte bërë më herët nga bashkia Shkodër.

Banorët urojnë që investimi të përfundojë brenda afateve, pasi janë të shumta projektet e rrugëve të papërfunduara në Shkodër.

 

Artikulli paraprakSTUDENTËT PËRBALLJE PËR KUZHINËN ITALIANE DHE FRANCEZE
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDIUESI UKGJINI KUNDËRSHTON AMBASADORIN TURK