“Gatuaj një pjatë më tepër” është nisma e marrë nga organizata “Eko Mendje” e cila ka si qëllim që në këto ditë festash të ndihmojë familjet në nevojë dhe të moshuarit të cilët jetojnë vetëm. Të shumtë ishin qytetarët e Shkodrës të cilët iu përgjigjën kësaj nisme duke dhuruar ushqime për këto shtresa.

Gjate ketij viti permes nismave te ndryshme jane ndihmuar me ilaçe, veshmbathje apo ushqime mbi 3500 familje tregon Mirsad Basha.

Ai fton të gjithë qytetarët dhe bizneset e ndryshme që t’i bashkohen kësaj nisme për të dhuruar për këto familje.

Prej vitesh organizata “Eko Mendje” e ndërmerr këtë nismë në prag të festave të fundvitit për të ndihmuar këto shtresa në nevojë.

 

Artikulli paraprakMESHA NË KALA, SHELDIJA: KUJDES NGA DJAJTË E EDUKUAR
Artikulli tjetërRENEA DHE FNSH “BLINDOJNË” FUSHË KUQEN