Institucioni i Autoritetit të për hapjen e Dosjeve në Shqipëri ka nisur punën për të kordinuar institucionet për gjetjen e trupave të zhdukur të cilët janë vrarë në kohën e komunizmit dhe që ende nuk kanë një varr.

Fillimisht ajo që kërkohet nga Autoriteti i Dosjeve shprehet kryetarja e këtij institucioni Genta Sula është mbrojtja dhe ruajtja e atyre vendeve ku mendohet se mund të jenë ekzekutuar këta persona në mënyrë që këto zona të mos tjetërsohen dhe këtë e kanë në dorë bashkitë bashkë me policinë dhe prokurorinë.

Sula shikoi nga afër një vend në lumin Kir pas varrezave katolike ku mendohet se ka ende eshtra të personave që janë qëlluar nga skuadrat e pushkatimit të regjimit monist.

Aktualisht shprehet kryetarja Sula janë 700 familjarë që kanë raportuar për të afërmit e tyre si dhe 73 vende ku mendohet se mund të jenë ekzekutuar dhe në të cilat nevojiten që të bëhen gërmime për të gjetur eshtrat e tyre.

Shkodra është një prej qyteteve që ka numrin më të lartë të zhdukurve në rang kombëtar për shkak se ishte ndër qytetet më të persekutuar nga regjimi monist.

Në këto 30 vite ndërtimet e panumërta kanë bërë që ështrat e shumë personave të mos gjenden më ndërsa Shqipëria është i vetmi shtet në Europë që nuk e ka nisur këtë proces.

Artikulli paraprakHIDHET SHORTI PËR KED, ZGJIDHEN 9 ANËTARËT E RINJ ME MANDAT 1-VJEÇAR
Artikulli tjetërSHKODËR, I MOSHUARI: JA SI E MORA XHAXHAIN E PUSHKATUAR