Një 24 vjeçar është mbytur në liqenin e Shkodrës. Shtetasi Bekim Demaj nga fshati Ktosh i Malësisë së Madhe është futur në ujërat e liqenit të Shkodrës në afërsi të fshatit Grizhë bashkë me tre persona të tjerë ndërsa nuk ka arritur që të dalë më. Bashkë me 24 vjeçarin ndodhej djali i xhaxhait dhe dy shtetase të tjera, njëra shqiptare me dokumentacion anglez ndërsa tjetra shtetase nga Anglia.

Tre personat e tjerë kanë arritur që të dalin nga uji ndërsa 24 vjeçari e ka patur të pamundur duke ngjallur dyshime të forta që në fillim se mund të jetë mbytur. Menjëherë personat që ndodheshin me të kanë lajmëruar policinë pas rreth 30 minutash pasi i riu nuk kishte dalë ende nga uji. Pas lajmërimit të marrë menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy patrulle roje kufitare të cilët kanë konstatuar 3 shtetasit e tjerë në breg të cilët kanë rrëfyer se çfarë ka ndodhur dhe menjëherë kanë nisur kërkimet për trupin e 24 vjeçarit.

Tre personave të tjerë që ndodheshin në breg u është dhënë ndihma e parë ndërsa nuk kanë probleme. Policisë në ndihmë i kanë ardhur edhe shumë banorë të zones të cilët janë përpjekur pak çaste pasi kishte ndodhur ngjarja. Polumbarët kanë shkuar në vendngjarje në tentativë për të gjetur trupin e 24 vjeçarit Bekim Dema ndërsa kanë arritur që ta gjejnë gjatë ditës së sotme. Sipas burimeve shtetasi Bekim Dema dhe tre të tjerët ishin futur në ujë bashkë me një varkë për të bërë një xhiro në liqenin e Shkodrës dhe për të kaluar disa çaste ndryshe në fundjavë.

Gjatë momentin kur ndodheshin në ujë era dhe dallgët kanë krijuar vështirësi për katër të rinjtë. Menjëherë kanë lënë varkën në ujë dhe janë nisur drejt bregut. Sipas burimeve shtetasi Bekim Dema ka sjellë në breg tre të tjerët dhe më pas është futur edhe njëherë në ujë për të marrë varkë që kishin lënë në mes të liqenit. 24 vjeçari nuk ia ka dalë që të kthehet më në tentativën e tij për të marrë varkën në ujërat e liqenit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të së shtunës në vendin e quajtur Balshaj në Malësinë e Madhe. Në ditën e dytë të kërkimeve polumbarët arritën të gjejnë trupin e pajetë.

Artikulli paraprakFUNDJAVA NË SHQIPËRI, POLICIA HEQ 138 PATENTA, 2051 GJOBA
Artikulli tjetërSHKODËR, ISH MUNDËSI TONIN DEMA FESTON 65 VJETORIN