Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së martës në lagjen Naim Gjylbegu të qytetit të Shkodrës.

Shtetasi Ridvan Dibra, 49 vjeç dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik në banesën e tij. Zhurma e armës së shkrehur ka terrorizuar edhe banorët përreth, të cilët nuk kishin dijen në lidhje me ngjarjen. Sipas burimeve të Policisë së Shkodrës, nga verifikimet e para, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, çka ka forcuar dyshimet e vetëvrasjes. Grupi hetimor mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku autoambulanca mori trupin e viktimës për hetime të mëtejshme mjeko- ligjore. Akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo arsyet që mund të kenë çuar shtetasin Ridvan Dibra deri në vetëvrasje.

Artikulli paraprak“PRINDËRIT E MI DROGOHEN”, FËMIJA GJENDET I MBYTUR NË LUMË
Artikulli tjetërNGJARJA E RËNDË SHOKON BANORËT E DAJÇ, ARRESTOHET AUTORI