Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një motorçikletë është përplasur me një kamion në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë. Ky aksident ndodhi në afërsi të fshatit Melgushë rreth orës 8:40 njofton policia vendore e Shkodrës. Si pasojë e kësaj përplasjeje ka mbetur i plagosur drejtues i motorçikletës, shtetasi Zef Paloka.

60 vjeçari po ecte me motorçikletën e tij kur papritur është përplasur me një kamion që po vinte në drejtim të Shkodrës i drejtuar nga shtetasi me inicialet E.Z bën të ditur policia e Shkodrës. Menjëherë në vendngjarje pas njoftimit për këtë aksident të ndodhur ka mbërritur një ambulancë e spitalit rajonal të Shkodrës.

60 vjeçari Zef Paloka është transportuar me shpejtësi drejt spitalit të Shkodrës duke marrë atje ndihmën e parë mjekësore. Pas ekzaminimeve të para stafi mjekësor ka konstatuar se 60 vjeçari kishte pësuar dëme të rënda në trup duke qenë në gjendje kritike për jetën. Duke parë këtë gjendje të tij të rëndë shëndetësore atëherë është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar.

Sipas burimeve shtetasi Zef Paloka ndodhet në koma duke luftuar me vdekjen. Policia e Shkodrës ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, shtetasin me iniciale E.Z për ta marrë në pyetje dhe për të dhënë sqarimin e tij lidhur me këtë aksident të ndodhur.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ky aksident ka ardhur si shkak i pakujdesisë duke bërë që shtetasi Zef Paloka të plagoset rëndë dhe tashmë ndodhet në koma. Aksidentet në Shkodër vijojnë që të mbesin një shqetësim pavaërsisht masave të rrepta të shtuara nga policia rrugore e Shkodrës.

Artikulli paraprakFESTA, DUKE PËRGATITUR VEZËT E PASHKËVE
Artikulli tjetërNË VIGJILJE TË FESTËS SË PASHKËS