Për 6 ditë me radhë Shkodra do të mirëpresë festivalin e filmit “Idromeno” i cili organizohet për herë të parë. Drejtoresha dhe themeluesja e filmit “Idromeno”, Sonela Pirani thotë se ajo që synohet është krijimi i kushteve për një kinematografi të re si një mundësi për kineastët e rinj si dhe ringjallja e kinemasë në këtë qytet.

Janë rreth 50 filma që do të shfaqen nga data 8 deri me 14 maj në festivalin e filmit “Idromeno” thotë organizatorja Pirani ndërsa ky festival në këtë edicion të parë do të ketë edhe pamje të vjetra të Shkodrës për të treguar se si ishte qyteti më përpara.

Një tjetër organizator i festivalit “Idromeno”, Joni Mithi shprehet se do të ketë filma të huaj dhe shqiptar.

Edicioni i parë i festivalit të filmit Idromeno është konceptuar nga një grup studentësh kryesisht si një përgjigje ndaj letargjisë së përgjithshme që ka kapluar botën e filmit në Shqipëri. Më tepër sesa një Festival Filmi, Idromeno është një lëvizje arti, që ka për synim krijimin e kushteve për një brez të ri kineastësh të pavarur.

Artikulli paraprakRRUGA E RINASIT ME NJË SENS, FILLOJNË PROTESTAT
Artikulli tjetërBILANCI I COVID NË VEND, 10 TË INFEKTUAR DHE ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT