Shkrimtarë, aktorë, poetë dhe dashamirës të artit ishin pjesëmarrësit e edicionit të 8 të Poezisë së Pabotueme që u mbajt në qytetin e Shkodrës.
Artisti i merituar Mirush Kabashi teksa foli për rëndësinë e këtij festivali u shpreh i befasuar nga publiku shkodran. Eftuar në festival ishte edhe poetja Rita Petro, e cila foli për ndjesitë e saj në momentin e shkrimit të poezive. Festivali pati interpretues të rinj dhe me eksperiencë, ndërsa kritika letrare u bë nga studiuesi Zija Vukaj. Në këtë aktivitet letrar që u zhvillua në shtëpinë muze të Pashko Vasës nuk mungonte dhe shkrimtari e dramaturgu i njohur Fadil kraja. Në fund të aktivitetit u ndanë çmime për fituesit.