DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 26.02.2024
Artikulli tjetërRAMA, ONLINE NË SAMITIN E LONDRËS: JEMI NJË VEND I MIRË PËR TË SHTUAR INVESTIMET SERIOZE