Ky ishte reagimi i invalidëve për mos marrjen e bonusit të festave një javë më parë në Star Plus. Por edhe pse kemi hyrë në vitin 2022 një pjesë e invalidëve në Shkodër nuk e kanë marrë akoma bonusin e festave. Në këto kushte invalidët tregojnë se nuk kanë pasur asnjë mundësi të festojnë ndërrimin e viteve madje dhe ilaqet i kanë blerë me borxhe.
Kjo pjesë vunerabël e shoqërisë bën apel që institucionet përgjegjëse dhe shoqëria mbarë të tregohen të përgjegjshëm.
Ndërkohë burime nga Star Plus bëjnë të ditur se fondi i invalidëve ende nuk ka kaluar nga thesari në bankë kjo do të thotë ende pritje për invalidët.