Shkollat në zonat e thella të Shkodrës, Pukës dhe Malësisë së Madhe janë lënë në harresë, kjo sipas një studimi të bërë nga shoqata “Internacionale Për Solidaritetin”. Kjo shoqatë po zbaton një projekt për të drejtat e fëmijëve në këto shkolla në zonat e thella duke e shpërndarë projektin në 9 organizata të tjera të shoqërisë civile që veprojnë në Shkodër,
Pukë dhe Malësi e Madhe. Roberta Profka, drejtore e organizatës “Internacionale për Solidaritetin” tregon për vështirësitë e shkollave në zonat e thella dhe thotë se në total janë 500 nxënës të përfshirë në 20 shkolla të ndryshme
Por a është i mjaftueshëm numri prej vetëm 500 nxënësish të përzgjedhur për t’u përfshirë në këtë projekt.
Drejtorja e organizatës që po zbaton këtë projekt tregon edhe problemet konkrete në shkollat e zonave të thella të Shkodrës, Pukës dhe Malësisë së Madhe
Projekti “Promovimi it ë drejtave të njeriut nepërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile” financohet nga Bashkimi Europian për të qenë më afër komuniteteve në vështirësi siç mund të jenë shkollat në zonat e thella në këtë rast.