Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Zvinë të njësisë administrative Iballë , ku një shtetas ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar rrezik për jetën një punonjësi të kompanisë Oshee me detyrë faturist, ju informojmë se:

Efektivat e Komisariatit Policisë Pukë menjëherë porsa kanë marrë njoftim,kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në ambjentet e policisë të shtetasit: • Petrit Marashi 44 vjeç, banues në fshatin Zvinë. Kapja dhe shoqërimi i këtij shtetasi u bë pasi: Dyshohet se ky shtetas pas dyshimeve se faturisti i kishte faturuar më shumë kilovat orë energji elektrike sesa ai pretendonte se kishte harxhuar ka goditur me mjete të forta, shtetasin Bajram Hyseni 47 vjeç me detyrë faturist, me banim në qytetin Pukë. Për pasojë shtetasi Bajram Hyseni, ka marrë plagë të rënda i cili është transportuar me helikopter për në Tiranë. Në përfundim të veprimeve të para do t’ju përcjellim informacion të plotë.

Artikulli paraprakRAMA NDJESE SHKODRANEVE, PER DEKORATAT
Artikulli tjetërPD: Rama nuk kërkon falje, mbron bunkerin e xhelatët nga Shkodra