Dimri po afron dhe drurët për zjarr janë nevoja kryesore në shumë prej familjeve shkodrane.

Mirepo kryetari i federatës së pyjeve në Shkodër Sokol Guri thotë se bashkia e Shkodrës nuk ka kapacitet e duhura në furnizimin me dru zjarri ndaj duhet që qyetarët ti drejtohen privatit. Kjo për një sërë shkaqesh.

Ndonëse ligji i moratoriumit është ende në fuqi nevojat për dru zjarri akoma sjanë plotësuar.

Sic duket furnizimi me lëndë drusore në Shkodër edhe këtë vit do të vijojë të bëhet përmes importit nga mali i zi.

Bashkia Shkodër nuk ka kontrata me subjektet private për prerjen e drurëve si shkak i moratoriumit që është ende në fuqi.

 

 

Artikulli paraprakRIKTHEHET ‘BALENA BLU’
Artikulli tjetërPENGESAT ME TË CILAT HASEN ZJARRËFIKËSIT