Nga dita e sotme ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e pëdororimit të qeseve plastike. Pavarësisht se tashmë është ndaluar që të përdoren në Shkodër ende qoftë dyqanet por edhe vetë qytetarët janë të painformuar. Edhe gjatë ditës së sotme nuk kishte asnjë ndryshim duke vijuar që qeset plastike të përdoren edhe pse një gjë e tillë tashmë është e ndaluar me ligj.

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Shkodër kanë nisur inspektime në terren nga insititucionet përkatëse për të mos lejuar përdorimin e qeseve plastike. Pas disa javësh diskutime dhe debate në Komisionet parlamentare në 17 mars 2022, Kuvendi miratoi me 80 vota pro 26 kundër dhe 2 abstenim ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri.

Sipas këtij akti, ndalimi final i prodhimit apo hedhjes në treg të qeseve plastike është pikërisht 1 qershori i këtij viti, pra dita e sotme ku është parashikuar ndalimi total i përdorimit të qeseve plastike duke u bërë vendi i parë në Evropë që ndërmerr një veprim të tillë. Ky ligj u miratua me idenë për të ndalur ndotjen e mjedisit nga qeset plastike një përdorimshme.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, FËMIJËT ROM QË NUK FESTOJNË 1 QERSHORIN
Artikulli tjetërKUPA, TIFOZËT SHIJUAN FINALEN NË PEDONALE: EMOCION I MADH