Nisma Vullnetare Studentore në Shkodër ka organizuar për herë të parë konkursin letrar mes studentëve të universitetit “Luigj Gurakuqi”. Të rinjtë konkuruan me krijimet e tyre të cilat u interpretuan nga student të ndryshëm por edhe nga veta ata përpara një jurie profesioniste, pedagogë të universitetit të Shkodrës.

Dekania e fakultetit të shkencave shoqërore Mimoza Priku vlerëson këtë aktivitet ndërsa kërkoi që konkurse të tilla të jenë edhe më të shumta

Koordinatorja e Nismës Vullnetare Studentore Neriman Velija tha se ky konkurs letrar ngjall krimtarinë tek studentët.

Në përfundim, pas interpretimit të të gjitha poezive juria e përbërë nga pedagogët dha edhe çmimet fitues. Vendin e parë e mori studentja Redona Cani me një poezi pa titull, vendin e dytë studentja Klevisa Bardeli me poezinë me titull “S’ka shkollë për artistin” dhe vendin e tretë studentja Marinela Sela me poezinë “Shpërblimi i Artemisës”.

Artikulli paraprakBUXHETI I 2020-ës, INVESTIME NË GURIN E ZI
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA HUMBET ME RAHOVECIN NË BALKAN LEAGUE