Tetori është vendosur edhe si muaji i letërsisë, muaj në të cilin zhvillohen shumë aktivitete. Shkolla e mesme “Oso Kuka” në qytetin e Shkodrës zhvilloi një takim me shkrimtarin Jozef Radi pas një ftese nga vetë shkolla mbi temën “Letërsia e Sotme dhe Fryma e Qëndresës në Qytetin e Letrave Shqipe”. Në bisedën me nxënësit Radi dha një mesazh duke i thënë se të gjithë mund të jenë letrar në forma të ndryshme

Shkrimtari Radi u shpreh se përvoja e tij dhe studimet që ka bërë për letërsinë mund t’i vlejnë nxënësve të rinj

Mësuesja e letërsisë e shkollës “Oso Kuka” Ilirjana Stankaj vlerësoi shkrimtarin Radi si një penë e mirë e letërsisë shqipe ndërsa tha se nxënësit e rinj në shkollën e saj i përkushtohen leximit

Nxënësit e shkollës “Oso Kuka” patën mundësi që t’i drejtojnë pyetje dhe të bisedojnë me shkrimtarin Jozef Radi i cili njihet për stilin e veçantë në veprat e tij.

Artikulli paraprakMIRDITË, GJËNDET NË KANAL I VRARË ME ARMË ZJARRI 34-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHKODËR, SINDIKATA: PAGA E PENSIONISTËVE QESHARAKE