Ky është oborri i familjes Teli në Shkodër, një pjesë e të cilit ka mbetur ende edhe në ditët e sotme. Për të tretin vit me radhë filmat e festivalit të filmit “Ekrani i Artit” u shfaqën në oborret karakteristike shkodrane. Djali i familjes Teli, Edi Teli thotë se sa herë që rikthehet në oborrin e tij ndjesia është e fortë.
Më përpara ky oborr me mure të larta e mozaikë ka qenë rezidenca e konsullit turk që më pas familja tregtare Teli e bleu duke e trashëguar deri në ditët e sotme një pjesë të atij oborri që dikur ishte ndër më të mëdhenjtë në Shkodër.
Artisti i mirënjohur Adrian Paci që organizon festivalin e filmit “Ekrani i Artit” thotë se këto oborre gjallërohen përmes arit bashkëkohor.
Oborret janë historia e bukur e Shkodrës që kanë mbetur të heshtur shprehet artisti Paci.
Artisti Paci bën thirrje që oborret shkodrane që kanë mbetur ende të trashëguara të mos humbasin.
Në oborrin e familjes Teli u shfaqën katër prej filmave të edicionit të pestë të “Ekrani i Artit” të këtij viti ndërsa një performancë artistike dhuroi artisti Robert Bisha.