Finalizohet me sukses operacioni i koduar “ALAVANA”.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen 90 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 1 armë zjarri. Nga shërbimet D.V.P.Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe bazuar në planin e veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Alavana”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i dy shtetasve si më poshtë:
Pjeter Çakaj, 54 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, për veprat penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“ parashikuar nga neni 283 dhe 278 i Kodit Penal.
Mirash Mali, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, Shkodër, për veprën penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Pjeter Çakaj, në vendin e quajtur Alavana,fshati Xhan, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, dhe një armë zjarri tip pushkë 20-she, me një krëhër me 20 fishekë. Gjithashtu gjatë kontrrolleve të ushtruara në afërsi të banesës së shtetasit Mirash Mali, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 81 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.