Specialistët e Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ,

gjatë natës së djeshme në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
• Fatjon Muça, 23 vjeç, banues në Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i shtetasit Fatjon Muça u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim sepse : Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim Nr.115, datë 15.12.2015, e ka dënuar me 320 (treqind e njëzet) ditë burg për veprën penale
« Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie » të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPROTESTAT DHE TE PËRNDJEKURIT POLITIKE
Artikulli tjetërELSEID HYSAJ, MBROTJËSI MË I MIRË NË SERIA A