“Dhuna në familje, Trajtim i dhunuesve” .

Ka qënë kjo tema e forumit të mbajtur nga organizata “Gruaja tek Gruaja” dhe “Zyra për djem dhe burra” në sallën e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”.Sipas punonjësit social pranë “Zyrës për Djem dhe Burra” Suad Arilla që nga fillimi i këtij viti janë shfaqur 7 raste të dhunës nga burrat. Ky forum ka për qëllim të promovojë shërbimin e rehabilitimit të dhunuesve si një ndërhyrje e domosdoshme në reduktimin e dhunës në familje. Ky aktivitet bashkoi studentë, pedagogë, përfaqësues të ndryshëm të pushtetit vendor, gjykatës, përfaqësues të shërbimeve sociale, aktorë të shoqërisë civile,dhe përfaqësues të medias për të diskutuar mbi ofrimin e ketij shërbimi në kontekstin shqiptar.

Artikulli paraprakDITA E LULEVE, ADEMI: PO RIKTHEJMË TRADITËN NË SHKODËR
Artikulli tjetër6 MAJI, DITA BOTËRORE E MELANOMËS