Dy pronarë hotelesh në Velipojë janë kallëzuar penalisht nga OSHHE
Kjo , pasi në një aksion nga Task Forca, në bizneset e tyre janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë. Burime zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë bëjnë me dije se OSHEE Shkodër, pas kontrolleve të ushtruara në Velipojë, kallëzoi këtë të enjte në prokurori dy abonentë privatë, pronarë hotelesh në zonën e plazhit “Pulaj”. Dy biznesmenët Geg V. dhe Ndue K. janë shoqëruar nga policia për në komisarit me akuzën e ndërhyrjes në matës duke manipuluar të dhënat e konsumit.