Nënë e djalë Katrina dhe Pjetër Guraleci nga Oblika të dy invalidë janë dorëzuar përpara mjerimit.
Pjetri ka 7 vjet që vuan nga ceroza dhe dergjet në shtrat.Ndërsa e moshuara është bërë dy herë operim në fyt.Të ardhurat e kësaj familje janë të pakta ndërsa për ta kujtohet kisha që i sjellë ushqim por edhe fqinjët. Halleve të kësaj familje i shtohen edhe mungesa e ndricimit.Ata qëndrojnë prej 10 ditësh në errësirë pasi OSHEE i ka shkëputur energjinë elektrike sepse nuk kanë me se ta paguajnë. Familja Guraleci është strehuar në këtë shtëpi nga kisha e cila i paguan qeranë pronarit të banesës.Ndërkohë debia ka arritur në miliona lekë pasi pronari nuk kishte kishte shlyer faturat e prapambetura.Kryefamiljarja thotë se që nga dita që ka hyrë në këtë shtëpi energjinë që ka konsumuar e ka paguar rregullisht cdo muaj dhe do të vazhdojë ta paguajë edhe pse me të ardhura minimale, ndërsa pranari i shtëpisë nuk ndodhet në shqipëri duke lënë kështu një debi prej miliona lekësh të pashlyer.E megjithatë dëshira për ti shlyer detyrimet OSHEE –së nuk mungon pavarësisht skamje që të vret sa hyn në derën e shtëpisë.Katrina thotë se është gati të lërë peng ndihmën ekonomike , vetëm që drita ti rikthehet.