Komiteti i Bashkuar Kuvajtjan për Bamirësi në bashkëpunim me Myftininë e Shkodrës kanë shpërndarë paraditen e kësaj të shtune 1000 pako ushqimore ndër të cilat 700 për familjet në nevojë dhe 300 për fëmijët jetimë të bashkisë së Shkodrës dhe Bashkisë së Malësisë së Madhe.

Shpërndarja e këtyre ndihmave ushqimore u bë tek Xhamia e “Dy vajzave” ku të pranishëm ishin një numër I konsiderueshëm i pjestarëve të këtyre familjeve. Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari tha se kjo ndihmesë ka disa vite që bëhet për këto familje.

Gjatë këtyre ditëve Komiteti i Bashkuar Kuvajtjan për Bamirësi bashkë me Myftininë e Shkodrës kanë shpërndarë edhe 20 krerë bagëti dhe shpendë, koshere me bletë si dhe 13 makina qepëse për familjet në nevojë

Artikulli paraprakNUK U MOR VENDIM PËR NEGOCIATAT/ ZAEV: MAQEDONIA E VERIUT SHKON NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Artikulli tjetërMYFTIU I SHKODRËS – QEVERISË: RIKTHENI FËMIJËT QË JANË SIRI