Eshtë celur në njësinë administrative Rrethina panairi me produkte bujqësore dhe blegtorale me qëllim promovimin e vlerave të kësaj zone. Ky panair i cili është kthyer tashmë në traditë u organizua në tregun e shumicës në Dobrac nga bashkia e Shkodrës. Kryebashkiakja Voltana Ademi teksa vurin theksin tek nevojat e kësaj njësie, garantoi mbështetje për zhvillimin e kësaj zone e cila është njësia më e madhe në Shqipëri

Panairi i promovimit të vlerave dhe resurseve dhe trashëgimisë kulturore te produkteve të territorit , eshte një aktivitet i përvitshem në të cilin banorët e zonës kanë mundësi që të shpalosin të gjithë punën e tyre dhe vlerat e zonës.Në panair morën pjesë dhjetëra

fermerë, artizanë, organizata por edhe krijues letrar shpalosën vlerat e gjithanëshme të kësaj njësie përbërëse të bashkisë së madhe të Shkodrës.Në vijim, një program artistik nga artistët e zonës dhe në fund vizita në stendat e panairit, ku nuk munguan as gatimet tradicionale , që u shijuan nga të pranishmit.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËTË VIT 103 ZJARRE MË PAK
Artikulli tjetërSHKODËR, CFO PHARMA PJESË E AKTIVITETEVE TË 10 TETORIT