Në kuadër të Javës së Kulturës Italiane është zhvilluar panairi i kompanive dhe organizatave joqeveritare të Shkodrës të cilat bashkëpunojnë me ato Italiane. Kryetari i bashkisë Bradh Spahija u shpreh se këto evente tregojnë, vlerën, bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve.
Përfaqësuese e ambasadës Italiane në Tiranë, Mara Vastano shprehet se bashkëpunimi mes vendeve i ka dhënë një zhvillim pozitiv Shqipërisë.
“Java e Italisë” do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh në Shkodër dhe në disa qytete të tjera të Shqiperisë per promovimin e traditave, kultures, kulinarise dhe artit.