Në panairin e “Javës së Europës” i cili u hap në qendër të qytetit të Shkodrës një tendë e veçantë është ajo kushtuar Ukrainës. Në këtë tendë u ekspozuara piktura të realizuara nga fëmijët ukrainas të shpërndara në gjithë botën.
“Shko nga ke ardhur, Luftë përbindëshe” ishte një prej shprehjeve që fëmijët i kanë bashkangjitur pikturës së tyre. Maryna Nakonechna përfaqësuese e ambasadës së Ukrainës në Tiranë shprehet se fëmijët të cilët kanë realizuar këto piktura kanë shfaqur ndjenjat e tyre për luftën që i ka mberthyer vendlindjen.
Prej vitesh BE dhe shtetet anëtare po mbështesin Shqipërinë përmes projekteve të shumta. Artizanati ka qënë një prej fushave që BE e ka mbështetur duke i dhënë kështu mundësi punësimi grave dhe vajzave të qarkut Shkodër shprehet Denada Shpuza përfaqsuese e një prej projeketeve të BE-së.
Panairi “Java e Europës” do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë ditës ndërsa do të zhvendoset edhe në disa qytetet të tjera të Shqipërisë.