Në kuadër të festës së Shën Kollit, në pedonalen e qytetit të Shkodrës është hapur panairi i punimeve artizanale nga artizanët dhe zejtarët e qarkut Shkodër, por jo vetëm.
Panairi do të qëndrojë i hapur gjatë dy ditëve të festës së Shën Kollit, për të pritur të gjithë qytetarëtqë janë të interesuar të blejnë produkte bio. Artizanët shkodranë e shohin panairin si një mundësi të mirë promovimi të punës së tyre.
Çdo muaj zhvillohen panaire me punime artizanale nga Shoqata e Artizanëve e qarkut Shkodër. Aktivitete të tilla janë prezente në çdo datë të shënuar të muajit. Përmes panairit të gjithë artizanët synojnë të mbajnë gjallë traditën dhe kulturën e vjetër të vendit.