Gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në qendrën e qytetit të Shkodrës ku kanë prezantuar punimet e tyre si aplikacione, punë të bëra me dorë apo paisje elektronike. Secila nga shkollat ka krijuar kompanin e tyre me produktet që do të sjellë në treg falë punës 9 mujore që organizata “Junior Achievement of Albania” ka bërë duke i mësuar nxënësit për nevojat e tregut të punës, krijimin e një biznesi apo administrimin e tij.

Paisje elektronike për bimët apo aplikacione të reja ishin ato që të terheqnin vëmëndjen në këtë panair.

Panairi Rajonal në Shkodër është pjesë e një prej programeve edukuese të Fondacionit Shqipatro-Amerikan për Zhvillim i vënë në zbatim nga organizata “Junior Achievement of Albania”.

 

Artikulli paraprakBERISHA PARALAJMËRON PROTESTA: POLICËT JANË TË DROGUAR, RAMA KA URDHËRUAR NDALIMIN E TESTIT TË DROGËS
Artikulli tjetërDY FAMILJE SHQIPTARE NË LIBRIN EUROPIAN TË KUJTESËS