Një ngjarje e rëndë është mundur të parandalohet nga policia e Shkodrës një ditë më parë.
Një 44-vjeçar, Cak Nilaj, pas një konflikti për motive të dobëta me familjarët e tij brenda banesës, ku dyshohet se ka goditur me sende të forta djalin e tij, shtetasin K.N. 21 vjeç. Më pas, 44-vjeçari ka ndjekur djalin së bashku me bashkëshorten e tij E.N; të cilët po tentonin të largoheshin nga banesa për t’iu shmangur shtetasit në fjalë. Gjatë këtij momenti Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Cak Nilaj dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 2 armë të ftohta (thika) në brez, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.