Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale Policia e Shkodrës arreston në kohë rekord autorin.
*Dedë Pjolla 24 vjeç, banues në Breg Lumi, Shkodër. Më datë 15.03.2017 nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dedë Pjolla i cili ka kanosur me armë zjarri shtetasin S. K 20 vjeç banues në Theth dhe F. H 17 vjeç banues në Theth, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Si rezultat i vlerësimit të situatës menjëherë janë vënë në lëvizje forcat e D. V. P Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Dedë Pjolla dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: – një armë zjarri Automatik model 56 – një krehër me 5 copë fishekë model 56 -3 gëzhoja te zbrazura model 56.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosje” të parashikuara nga nenet 278/1 e 84 të Kodit Penal.