Të gjithë paraplegjikët dhe tetra plegjikët në Shkodër do të përfitojnë çmimet më të ulta në një numër të konsiderueshëm biznesesh në qytetin e Shkodrës.

Kjo është mundësuar përmes kartës së invaliditetit duke përmbyllur fazën e parë të një projekti të organizatës Alternativë Pro në bashkëpunim me disa organizata ndërkombëtare. Durim Komi, drejtues i kësaj organizate tregon se karta e invaliditetit u arrit edhe falë mbështjes së studentëve vullnetarë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi shprehet se studentët do të vijojnë që të jenë pjesë e këtyre nismave.

Tashmë paraplegjikët dhe tetraplegjikët do të kenë mundësi që në bizneset të cilat janë të përfshira në këtë marrëveshje me kartën e invaliditetit të blejnë me çmime më të reduktuara.

Artikulli paraprakDAMIAN GJIKNURI: OPOZITA KËRKON QIQRA NË HELL, KRIZE ARTIFICIALE
Artikulli tjetërMBIKALIMI I BAHÇALLEKUT, “TË ZHVENDOSET, NUK PËRDORET”