Parkimet dyshe të automjeteve vijojnë të jenë një problem shqetësues në rrugët e qytetit të Shkodrës. Përgjegjësi i repartit zjarrëfikës Ridvan Bushati shprehet se një situatë e tillë krijon shumë vështirësi për lëvizjen e automjeteve të zjarrëfikses, pasi parkimi I tyre bllokon rrugën.

Ndërkohë mungesa e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të mos hapur rrugën vijon të mbetet shqetësim për efektivet e repartit zjarrëfikës.

Përgjegjësi Bushati tregon se ka patur raste që kanë qëndruar me orë të tëra të bllokuar në rrugë duke mos patur mundësi të ndërhyjnë në kohë në rastet e zjarrit.

Institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë për të mos lejuar parkimin e automjeteve në rrugë, në mënyrë që të mos krijohen vështirësi për lëvizjen e automjeteve të zjarrëfikses.

Artikulli paraprakFAZA E PARE, “YEEP SHKODRA” DIPLOMOHEN 30 TE RINJ
Artikulli tjetërMËSUESJA QË PROTESTOI ME LOT NË SY: JA PYETJA E NXËNËSIT