Sipas planit të veprimit të Bashkisë Shkodër, Policisë Bashkiake, IMT- së dhe Ujësjellës- Kanalizime Shkodër sh.a., ditën e sotme është kryer larja dhe dezinfektimi i pedonales “Kolë Idromeno”. Punonjës dhe mjete të UKSH- së, kanë realizuar larjen e sipërfaqes në të gjithë gjatësinë e pedonales si dhe klorifikimin, duke krijuar një ambjent më të pastër për qytetarët shkodranë por edhe vizitorët.

Ditën e djeshme, u liruan hapësirat publike që ishin zënë në të gjithë gjatësinë e pedonales “Kolë Idromeno”. 17 subjektet e njoftuara nga IMT- ja, kryen vullnetarisht lirimin e hapësirave, me mbështetjen e punëtorëve dhe mjeteve të Bashkisë Shkodër, aty ku ishte e nevojshme.

 

Artikulli paraprakREDUKTOHEN ZYRAT E GJENDJES CIVILE, VETËM 150 TË HAPURA NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërÇMIMI I NAFTËS ARRIN NË 243 LEKË, MË I LARTI QË PREJ KRIJIMIT TË BORDIT