“Vettingu në politikë” ishte tema e një leksioni të hapur me studentë të fakultetit të drejtësisë dhe përfaqësues dhe të rinjve të forumit rinor të partisë demokratike”.
Në këtë takim të organizuar në sallën e konferencave tek Hotel “Colosseo” në Shkodër merrnin pjesë disa nga deputetët e opozitës dhe ekspert të së drejtës.
Deputetja Izmira Ulqinaku tha se opozita shqiptare kërkon me cdo kusht zbatimin e një vettingu të thellë ne politike per te pastruar politiken nga krimi.
Ndërsa Deputeti , Oerd Bylykbashi theksoi se kemi arritur ne nje situate qe zgjedhjet jane kriminalizuar plotesisht. Jemi perpara nje udhekryqi qe nuk na com drejt objektivave tona qe eshte ai i integrimit drejt Bashkimit Europian
Për ekspertin ligjor pranë PD-së Gazmend Bardhi duhet pastrim i ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.
Në Shqiperi ka rënë institucioni i zgjedhjeve u shpreh deputeti Ervin Salianji
Nisma për vettingun në politikë është një nga 4 shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës.