Politika në Shkodër e festoi e ndarë 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Përfaqësues të PD nuk morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit përpara bashkisë Shkodër. Më pas ndarja mes politikës në Shkodër vijoi edhe tek busti i Luigj Gurakuqit. Fillimisht përfaqësuesit e majtë vendosën kurora me lule dhe disa minuta më pas demokratët erdhën veçmas duke nderuar 28 nëntorin tek ky bust. Deputetja e PD Emilia Koliqi tha se 112 vjetori i Pavarësisë është një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët.
Deputetja Koliqi në ditën e Pavarësisë tha se populli shqiptar po vuan mjerimin nga qeveria aktuale dhe se sipas saj është momenti kur në vend po fillon një frymë e re me lirimin e liderit demokrat Berisha nga arresti shtëpiak.
Prej vitesh politika në Shkodër festat e 28-29 nëntorin i feston e ndarë duke mos arritur që të bëhen bashkë as në ditën më të rëndësishme që shqiptarët kanë.