SIMPATIZANT TË PARTISË DEMOKRATIKE GJATË DITËS SË SOTME KANË SHPËRNDARË DISA PANKARTA NË MAKINA, DYQANE DHE OBJEKTE TË TJERA DUKE SHKRUAR NË TO “NARKO VALDRINI JASHTË BASHKISË”. SIPAS PD SHKODRANËT KANË NISUR REAGIMIN E TYRE KUNDËR KANDIDATIT TË RAMËS PËR BASHKINË E SHKODRËS, I CILI AKUZOHET PREJ DISA JAVËSH NGA PD DHE OPINIONI PUBLIK SI I NDALUAR PËR TRAFIKIM TË LËNDËVE NARKOTIKE DHE TË DËBUAR NGA ITALIA.
PANKARTAT JANË VENDOSUR PRANË MAKINAVE TË PARKUARA NË RRUGËT KRYESORE TË QYTETIT, DUKE JU PREZANTUAR SHKODRANËVE MOMENTE TË VOTIMIT TË VALDRIN PJETRIT NË 30 QERSHOR, LOGON E PS ME SIMBOLIN E KANABISIT SI DHE KANGJELLAT E BURGUT, FATI I VËRTETË QË E PRET VALDRIN PJETRIN,
KUR TË KETË NJË HETIM TË VËRTETË PËR DËNIMIN E TIJ NË ITALI SI DHE PËR FALSIFIKIMIN E FORMULARIT TË DEKRIMINALIZIMIT, BËN TË DITUR PD. SELIA BLU KA MENDUAR KËTË RADHË NJË FORMË TJETËR REAGIMI. KRYEBASHKIAKU I ARDHSHËM PJETRI KA MOHUAR AKUZAT NDAJ TIJ DHE KA PUBLIKUAR ÇERTEFIKATËN E PASTËRTISË TË FIGURËS.