Partia Demokratike e Shkodrës do të mbajë zgjedhjet për nënkryetar të degës. Pas zgjedhjes së kryetarit Xhevdet Amuli pak muaj më parë dhe kryesisë së re tashmë do të jetë radha e nënkryetarëve për t;u votuar. Sipas udhëzimit që ka mbërritur kohë më parë nga qendra për çdo zonë zgjedhore nga 4 që janë në Shkodër duhet të përfaqësohen me një nënkryetar dege.

Tashmë janë mësuar edhe emrat e kandidatëve për nënkryetar. Arjan Peraj do të jetë përballë Bashkim Rrojit, Besnik Kastrati përballë Irena Shestanit, Arben Gjuraj përballë Marin Pema dhe Nesti Kiri kandidon përballë Ndoc Ashtës. Nga ajo që mësohet është se PD-ja Shkodër do të ketë në total 6 nënkryetar dege.

Përveç 4 që do të votohen nënkryetar të PD Shkodër do të jenë kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe kryetarja e këshillit të qarkut Shkodër Greta Bardeli. Të dy drejtueset vendore janë të koptuara si pjesë e kryesisë, pra të vendosura direkt pa patur nevojë që të votohen. Tetë kandidatët për nënkryetar të PD Shkodër do të vohen nga kryesia e degës së PD e cila do të përzgjedh katër prej tyre.

Me përzgjedhjen e nënkryetarëve të PD pas votimit për kryetar, grupseksione dhe seksione që përbëjnë edhe kryesinë përfundon ky proces në degën e PD Shkodër duke patur kështu të gjitha strukturat e duhura. Partia Demokratike e Shkodrës tashmë ka nisur punën edhe për ngritjen e shtabeve elektorale për zgjedhjet vendore kurdo që të mbahen duke qenë se PD pretendon se me 30 qershor s’do të ketë zgjedhje.

Këto shtabe elektorale janë të ngritura nga zgjedhjet e kaluara por do të punohet për t’i rifreskuar edhe njëherë dhe për të qenë të gatshme për zgjedhjet vendore. Partia Demokratike në këtë mënyrë po mendon edhe për protestat që po zhvillohen por edhe për fushatën elektorale edhe pse deri më tani demokratët nuk kanë asnjë kandidat për këshillat bashkiak apo kandidat të zyrtarizuar për kryetar të bashkive.

Artikulli paraprakRIKTHEHET KINEMAJA NË LEZHË PAS 25 VITESH
Artikulli tjetërARBA KOKALARI EURODEPUTETJA E PARË SHQIPTARE