Me pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi” e zhvilloi tryezën e radhës të diskutimit, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Shkoder Xhemal Bushati. Që në nisje të fjalës së tij, ai theksoi rëndësinë që ka ky institucion arsimor për Shkodrën dhe pas 6 marsit, me ardhjen e tij në krye të bashkisë, bashkëpunimi do të jetë në nivelet më të larta. Ekspertiza e pedagogëve dhe studentëve do të na shërbejë për t’i dhënë qytetit projektet e duhura zhvillimore theksoi Bushati.
Vetë pedagogët duke e falenderuar Bushatin që bëhet i pari kandidat i cili i fton për t’i dëgjuar dhe marrë sugjerimet e tyre, ndanë edhe problematikat me të cilat përballen. Ikja e studentëve, mungesa e hapësirave të punësimit në bashki për rininë, zbatimi i kartës së studentit, ishin disa nga pikat ku u ndalen.
Bashki – universitet, do të jetë një binom që pas 6 Marsit, do t’i japë Shkodres produktet më të mira që deri më sot i kanë munguar, duke i rikthyer metropolit verior statusin e vërtetë të një qyteti studentor.