Projekti i Bypassit i lënë përgjysëm në pedonalen e Molos në qytetin e Shkodrës ka bllokuar pamjen e liqenit.
Një sasi e madhe zhavori vitet e fundit vazhdon që të jetë aty duke e prishur imazhin e liqenit dhe të pedonales. Këtë shqetësim e kanë edhe qytetarët e Shkodrës.
Qytetarët i bëjnë thirrje bashkisë Shkodër që pamja e liqenit të Shkodrës në pedonale të përmirësohet duke kërkuar që të heqin zhavorin që ka bllokuar gjithçka.
Një problem tjetër janë edhe mbeturinat e hedhura në afërsi të grumbullit të zhavorit në pedonalen e Molos e cila vazhdon të lihet në harresë edhe pse është një zonë e frekuentuar qoftë nga qytetarët shkodran kryesisht gjatë fundjavave por edhe turistët e huaj që e kanë një nga ndalesat e para në qytetin e Shkodrës.